“E para grua në Shqipëri që e bëj këtë”: Zbuloni emisionin e ri të Rudina Dembacajt në sezonin që vjen – AlpeGossip
“E para grua në Shqipëri që e bëj këtë”: Zbuloni emisionin e ri të Rudina Dembacajt në sezonin që vjen

“E para grua në Shqipëri që e bëj këtë”: Zbuloni emisionin e ri të Rudina Dembacajt në sezonin që vjen

Rudina Dembacaj, ka qenë dje e ftuar në “Xing me Ermalin”. Aktorja e humorit ka folur për emisionin e saj “Mos i fol shoferit” në Ora News, për pjesëmarrjen e saj në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” krah Alketa Vejsiut, ish-elsperiencat në “Portokalli” dhe “Al Pazar” si dhe për rolet në teatër.

Pyetur nga Mamaqi lidhur me të ardhmen e emisionit të saj “Mos i fol shoferit”, Rudina dha një përgjigje surprizuese. “Programi, duke nisur nga tetori do të vijë si një emision i mirëfilltë humori, në studio me një trup aktorësh” – është përgjigjur ajo.

Kur me shaka Mamaqi i tha se në këtë mënyrë ajo do të konkurronte “Al Pazar”, “Portokalli” dhe “Apartamentin 2XL”, Rudina u përgjigj se ajo ka një veçanti pasi është e para grua në Shqipëri që ndërmerr një show humori.

Tashmë që edhe “Ora News” do të ketë spektaklin e vetë të humorit, mbetet për tu parë se si do të ndahet audienca.