NUK E PRISNIM/ Fifi përjashtohet nga ‘Shiko kush luan’, arsyeja do t’ju habisë (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Fifi përjashtohet nga ‘Shiko kush luan’, arsyeja do t’ju habisë (FOTO)

NUK E PRISNIM/ Fifi përjashtohet nga ‘Shiko kush luan’, arsyeja do t’ju habisë (FOTO)

Emisioni mjaft i ndjekur i moderatores së njohur Luana Vjollca rikthehet këtë të shtunë në Top Channel. Ashtu siç jemi mësuar tashmë, shumë lojëra dhe shumë qejf na pret nën moderimin e Luanës e cila si gjithnjë premton shumë spektakël.

Ashtu si çdo sezon na është bërë zakon të dëgjojmë Fifin duke kënduar, por vetëm para pak minutash këngëtarja e njohur na habiti me postimin e saj. Ajo na informoi se nuk do të jetë më pjesë e ‘Shiko kush luan’ dhe për këtë fajësoi dretpërdrejt prezantuesen e spektaklit, pra Luanën.

“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bërë, këtë sezon nuk do jem pjesë e ‘Shiko kush luan’. Arsyeja është Luana. Faleminderit.”  Kjo ka qenë deklarata e Fifit në rrjetet sociale e cila menjëherë mori komente të shumta. Të gjithë u habitën pasi tashmë e dimë marrëdhënien e ngushtë që ekziston mes tyre. Madje Fifi ishte e pranishme edhe në mega festën që Luana bëri për 28-vjetorin e saj. Mbetet të presim një deklaratë nga secila se çfarë ka ndodhur mes tyre.