SËRISH NDRYSHIME NË TV/ Ish-banorin e njohur të BB do ta shohim si spiker lajmesh (FOTO) – AlpeGossip
SËRISH NDRYSHIME NË TV/ Ish-banorin e njohur të BB do ta shohim si spiker lajmesh (FOTO)

SËRISH NDRYSHIME NË TV/ Ish-banorin e njohur të BB do ta shohim si spiker lajmesh (FOTO)

Me siguri të gjithë e mbani mend protagonistin e edicionit të 3 të “Big Brother Albania”, Erion Zeqiraj, i cili asokohe u bë një prej personazheve më të përfolur nga publiku.

E kemi parë herë pas here në ekran, mirëpo si fundmi ai ka vendosur ti rikthehet pasionit qe prej 10 vitesh e kishte lënë, si spiker lajmesh. Në një intervistë , Erioni ka rrëfyer për punën e re në “Tema Tv” dhe ndjesitë që ajo i jep.

“Televizioni është një nga pasionet e mia dhe si diçka që e ke pasion, nuk është e lehtë të largohesh prej saj. Mendova t’i rikthehesha dhënies së lajmeve pas 10 vitesh, sepse është diçka që më ka pëlqyer gjithmonë, pra, informimi dhe zhvillimet apo ngjarjet e ndryshme në vend apo botë.

Mendoj se ky ishte momenti i duhur pas një pauze prej dy vitesh punë në televizion për të rifreskuar imazhin. Gjithashtu, edhe për t’u shfaqur pak ndryshe nga sa njerëzit më kujtojnë, nëpërmjet emisioneve apo programeve të ndryshme televizive ku unë kam marrë pjesë.”

“Të them të drejtën, si lajmet, si emisionet kanë emocion dhe adrenalinë. Në emisione jam më shumë Erion, kurse në lajme mundohem t’i transmetoj informacionet në mënyrën time, por pa dalë shumë nga korniza e formales.

Në studion e lajmeve të duket vetja i mbyllur, vetëm ti dhe lajmet, kurse në emisione, si i zoti i shtëpisë që ke ftesa dhe biseda për të ndarë me miqtë çdo ditë. Besoj në këtë moment po shijoj pak qetësinë e të jetuarit unë edhe lajmi.”- është shprehur Erioni.