Një burrë brazilian është konsideruar si një abuzues i dhunshëm, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke dhunuar gruan e tij në një bllok apartamentesh.
Policia tani është në kërkim të burrit, që u filmua duke goditur në fytyrë gruan e tij dhe duke i hedhur birrë gjatë sulmit më 29 dhjetor.
Incidenti doli në dritë rastësisht vetëm pasi mbikëqyrësi i ndërtesës kontrolloi kamerat e ashensorit për shkak të një tjetër ngjarje, ndërsa u përball me pamjet e pazakonta.
Ai menjëherë lajmëroi policinë, e cila ka identifikuar çiftin dhe po heton burrin për sulmin.
Ndërkohë gruaja është këshilluar që të kërkojë ndihmë dhe të kërkojë një urdhër mbrojtës.
Në video, njeriu, i cili duket i dehur dhe po mban një birrë, është tashmë brenda ashensorit.
Ai nis sulmin sapo dyert e ashensorit hapen dhe hyn gruaja. Ai më pas e tërheq nga flokët, duke e rrahur keqas.
Ngjarja ka ndodhur në një godinë në Valparaiso de Goais, në perëndim të Brazili.