“KËRKO FALJE PUBLIKE”/ Albërije Hadërgjonaj paralajmëron Albano Bogdon: Ka nen për prishjen e imazhit – AlpeGossip
“KËRKO FALJE PUBLIKE”/ Albërije Hadërgjonaj paralajmëron Albano Bogdon: Ka nen për prishjen e imazhit

“KËRKO FALJE PUBLIKE”/ Albërije Hadërgjonaj paralajmëron Albano Bogdon: Ka nen për prishjen e imazhit

Albërije Hadërgjonaj ka reaguar pas deklaratës ofenduese që Albano Bogdo bëri për Alban dhe Beatrix Ramosajn. Përmes një statusi në InstaStory, Albërija i ka bërë thirrje Albanos të kërkojë falje publike. Këngëtarja e paralajmëron se ka dhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë për prishjen e imazhit.

“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njëllos dot. Merru me jetën tënde”, shkruan Albërija.

'Kërko falje publike', Albërije Hadërgjonaj