NGA ORIZI TEK KRIPA/ Njihuni me 5 ushqimet të cilat nuk kanë datë skadence – AlpeGossip
NGA ORIZI TEK KRIPA/ Njihuni me 5 ushqimet të cilat nuk kanë datë skadence

NGA ORIZI TEK KRIPA/ Njihuni me 5 ushqimet të cilat nuk kanë datë skadence

Të ngrënit ushqime të skaduara mund të jetë e rrezikshme, por janë disa ushqime që nuk keni pse të shqetësoheni, pasi janë të sigurta për tu ngrënë edhe pas shumë vitesh. Janë pikërisht ato ushqime të cilat nuk njohin datë skadence.

Më poshtë ju sjellim 5 prej tyre:

Orizi

Temperatura më e mirë për të ruajtur orizin është në 4.5 ° C ose më poshtë. Është mirë të ruhet në enë plastike për ushqime ose në kavanoza qelqi. Siç tregon një studim, në këto kushte, orizi mund të ruhet deri në 30 vite dhe nuk do të humbasë aromën apo vlerat ushqyese.

Shurup panje

Edhe pasi ta keni hapur atë, mund ta përdorni për disa vite nëse e mbani në frigorifer.

Kripa

Kripë në të vërtetë është një mineral, jo një produkt, prandaj është e pamundur që ajo të prishet. Sigurisht, nëse nuk bie në kontakt me ujin apo lagështirën.

Uthulla

Uthulla e bardhë është një produkt tjetër pa një afat të skadimit, por duhet të jeni të sigurt se po e ruani në kushte të përshtatshme. Duhet ta ruani në një enë qelqi, të ftohtë, të errët dhe larg burimeve të nxehtësisë.

Qumështi pluhur

Qumështi pluhur që përpunohet sipas të gjitha standardeve të duhura shëndetësore mund të ruhet për një kohë të gjatë pa humbur vlerat e saj ushqyese./revistawho.com