TË GJITHË “SHPËRTHYEN” NË TË QESHURA/ Alketa Vejsiu zbuloi GAFËN që bëri në spitalin në Itali – AlpeGossip
TË GJITHË “SHPËRTHYEN” NË TË QESHURA/ Alketa Vejsiu zbuloi  GAFËN që bëri në spitalin në Itali

TË GJITHË “SHPËRTHYEN” NË TË QESHURA/ Alketa Vejsiu zbuloi GAFËN që bëri në spitalin në Itali

E ftuara speciale në finalen e “Dance With Me”, ishte moderatorja italiane Paola Perego! Ikona e televizionit suprizoi të gjithë teleshikuesit teksa foli rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe respektoi të gjithë miqtë shqiptarë.

Por gjatë intervistës, Alketa tregoi edhe disa keqkuptime që ndodhin në lidhje me gjuhën kur ndodhesh jashtë vendit. Ajo u rikthye pas në kohë, kur solli në jetë vogëlushët e saj dhe në spital kishte bërë gabim një fjalë, të cilën kur e kujton tani, shpërthen në të qeshura.

Alketa kërkonte maminë e spitalit dhe i thërriste “ostrike”, duke i bërë të gjithë lëmsh me kërkesën e saj!

Siç shumë prej nesh e dimë, ostriket janë këto këtu në foto dhe i përkasin familjes së frutave të detit.

Por Alketa me shumë sportivitet, tregoi historinë duke bërë të qeshin të gjithë shqiptarët.