ISHTE E FTUAR NË “DANCE WITH ME”/ Moderatorja italiane Paola Perego tha plot fjalë të mira për Shqipërinë (FOTO) – AlpeGossip
ISHTE E FTUAR NË “DANCE WITH ME”/ Moderatorja italiane Paola Perego tha plot fjalë të mira për Shqipërinë (FOTO)

ISHTE E FTUAR NË “DANCE WITH ME”/ Moderatorja italiane Paola Perego tha plot fjalë të mira për Shqipërinë (FOTO)

Moderatorja e njohur italiane Paola Perego ishte e ftuara speciale e finales së spektaklit “Dance With Me”. Paola mësoi dhe foli shqip, rrëfeu detaje të karrierës së saj në ekran si dhe kërceu me balerinin shqiptar Kledi Kadiu.

View this post on Instagram

Magji ne Dance with Me @kledi @paolaperego17

A post shared by Dance With Me Albania (@dancewithmealbania) on

 

“Është hera e dytë që vij në Tiranë, por kam shumë dëshirë të vij sërish. Shqiptarët janë një popull shumë bujar, më shohin kudo dhe më përshëndesin. Më kanë respektuar dhe mbushur zemrën plot gëzim. Madje disa më thanë se e kanë mësuar italishten nga unë, duke më parë në ekran” – tregoi moderatorja italiane në një intervistë me Alketa Vejsiun.

Përgjatë intervistës, Paola hodhi edhe idenë që të niste një spektakël në Shqipëri, për shkak të popullaritetit që ka. Moderatorja dukej se ishte magjepsur jo vetëm nga shikuesit shqiptarë, por edhe natyra e bukur e vendit tonë.

Ndaj nuk është aspak çudi, nëse sezonin e ri televiziv e shohim së bashku me Alketën në prezantim, pasi treguan mbrëmjen e sotme në ekran se kanë një kimi magjike me njëra – tjerën.