PAS FILMIT “DY GISHT MJALTË”/ Zbulohen planet e ardhshme të Elvana Gjatës – AlpeGossip
PAS FILMIT “DY GISHT MJALTË”/ Zbulohen planet e ardhshme të Elvana Gjatës

PAS FILMIT “DY GISHT MJALTË”/ Zbulohen planet e ardhshme të Elvana Gjatës

Koncerti i saj në Prishtinë shënoi rikthimin e bujshëm të Elvana Gjatës, pas skandalit ku u përfshi i fejuari i saj në vrasjen në ish-Bllok.

Këngëtarja shqiptare qëndroi 5 muaj nën heshtje për t’u rikthyer më pas në muzikë duke surprizuar fansat dhe me projektin e saj kinematografik “Dy Gisht Mjaltë”.

Por Elvana ka plane të tjera tani pas rikthimit, dhe këto kanë lidhje me disa koncerte që ajo do të mbajë jashtë Shqipërie.

Faqet në Instagram të fansave të saj, tregojnë se këtë fundjavë ajo do të mbajë dy koncerte, një në Zvicër dhe një në Gjermani.

Më 20 prill Elvana do të performojë në një nga lokalet e natës në Zyrih, ndërsa të nesërmen më 21 prill do të jetë në Dusseldorf, shkruan “Tirana Post”.

Ende nuk e dimë nëse do të ketë një rikthim të Elvanës me ndonjë koncert në Tiranë, megjithatë fansat janë në pritje.