“SHOKON” KËNGËTARI I NJOHUR/ Shkruan në rrjetet sociale për tragjedinë në Greqi: I shikoni ata shqiptar me zorrët…(FOTO) – AlpeGossip
“SHOKON” KËNGËTARI I NJOHUR/ Shkruan në rrjetet sociale për tragjedinë në Greqi: I shikoni ata shqiptar me zorrët…(FOTO)

“SHOKON” KËNGËTARI I NJOHUR/ Shkruan në rrjetet sociale për tragjedinë në Greqi: I shikoni ata shqiptar me zorrët…(FOTO)

Dita e djeshme ka qënë një ditë tmerri për shtetin fqinj, Greqia, e humbi deri më tani 77 persona të cilët u shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm.

Ngjarja ndodhi në Athinë, në një zonë e quajtur Mati, i cili tashmë është kthyer në shkretëtirë.

77 persona, fëmijë e të rritur janë gjëtur të shkrumbuar në banesa, ndërkohë pritet që numri i viktimave të rritet ndjeshëm pasi të shumtë janë njerëzit të cilët raportohen të humbur.

Ndërkohë që gjithë bota ktheu kokën nga tragjedia greke, të shumtë kanë qënë shqiptarët të cilët në një mënyrë apo në një tjetër i janë “gëzuar” kësaj tragjedie.

Një ndër to është edhe këngëtari shumë i njohur shqiptar B2N ose Bitu Beat.

“I shikoni ato shqiptar, me zorret e tyre do bejm litar! Ju kujtohet?”- shkruan këngëtari në Facebook duke kujtuar urrejtjen mes dy popujve dhe duke shtuar se nuk është aspak i dëshpëruar për këtë ngjarje