Jonida Vokshi gjithmonë ka spikatur në moderimin e disa emisioneve në ‘Digitalb’. Përveçse si prezantuese ajo është shfaqur edhe në disa filma shqiptarë, me role kryesore. Jonida është vlerësuar shumë për thjeshtësinë e saj në ekran dhe për këtë arsye ka fituar menjëherë zemrat e teleshikuesve.
Jonida ka lindur për të qenë pjesë e ekranit, sepse edhe pse në atë kohë ka qenë një vajzë adoleshente, ajo ka ditur si ta zotërojë skenën dhe të ndihet e lirshme. Madje vihet re se që nga ajo kohë Jonida ka mbetur e njëjta vajzë e ëmbël dhe ndryshimet janë të pakta. Megjithatë pjesëmarrja në “Top Fest” ka qenë dalja e saj e vetme si këngëtare, sepse Jonida vendosi përfundimisht të vazhdonte karrierën si prezantuese dhe aktore.