RITA ORA MUND “TË PLASË” NGA INATI/ Dua Lipa fiton një çmim të rëndësishëm përpara syve të saj – AlpeGossip
RITA ORA MUND “TË PLASË” NGA INATI/ Dua Lipa fiton një çmim të rëndësishëm përpara syve të saj

RITA ORA MUND “TË PLASË” NGA INATI/ Dua Lipa fiton një çmim të rëndësishëm përpara syve të saj

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë.

E së fundmi Dua ka rrëmbyer një tjetër çmim. Revista e njohur britanike “GQ” i ka dhënë këngëtares çmimin “Artistja më e mirë solo”. Dua është ndjerë shumë e lumtur dhe mirënjohëse për çmimin e dhënë duke falenderuar dhe bashkëpuntorët e saj.

“Faleminderit të gjithëve që po i përgjigjeni muzikës dhe albumit tim.

Jam shumë falënderuese për secilin vend që ky album po më dërgon, gjithandej nëpër botë dhe jam shumë mirënjohëse që jam sonte këtu” – u shpreh këngëtarja gjatë marrjes së trofeut në eventin ku mori pjesë edhe Rita Ora.

Gjithashtu lajmin e gëzuar ajo e ndau dhe me ndjekësit e saj në instagram duke postuar disa foto gjatë mbrëmjes në fjalë me mbishkrimin “Artisti më i mirë solo i vitit! Jam kaq mirënjohëse që mund të bëj atë që dua dhe të mund të festoj në mënyra si kjo e sotmja.”

Çmimin këngëtares ia dha Diplo, me të cilin ajo ka bashkëpunuar në këngën e fundit “Electricity”.