Formatit të dashurisë “Për’puthen Rinore” i ka ardhur fundi dhe ditën e sotme është transmetuar puntata e fundit e tij.
Një ndër dyshet që spikatën ishin edhe Murati me Olën, të cilët dolën bashkë nga emisioni.
Emocione të forta shoqëruan këtë vendim të dyshes teksa Ola tregoi në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më përpara. Aty kishte takuar ortaken e tij, për të cilën u krijua një zhurmë e madhe në rrjet pasi u përfol se Murati kishte një lidhje dashurie me të dhe po ashtu u tha se ajo do ta bënte baba për herë të parë, gjë e cila e lëkundi Olën. Mirëpo, pas takimit me ortaken, Ola kishte takuar aty dhe hallën e tij, gjë e cila i kishte krijuar mjaft besim.
Murati: Besoj të jep pak siguri.
Ola: Si u ndjeve dje që erdha papritur te dyqani?
Murati: U habita dhe u kënaqa dhe u takove me hallën dhe ortakun tim.
Ola: Më shumë siguri më dha halla sesa ju të dy, edhe pjesa që fola vetë me ortaken me qetësoi.
Ola: Dje në darkë unë shkova te Murati, takova edhe ortaken e vet, më pas është bashkuar edhe halla e tij. Jam më e qetë.