Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është shquar gjithnjë për elegancën në veshje dhe në publik e kemi parë herë me kostume e herë me fustane.
Mirëpo së fundmi “Panorama plus” e ka fotografuar Bregun në zonën e ish-Bllokut të veshur sportive, me atlete dhe xhup.
Kujtojmë që Bregu u largua nga Shqipëria 3 muaj më parë për t’u zhvendosur në Sarajevë ku e priste një post i rëndësishëm. Ish-ministrja nisi punë si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Bregu shprehej në rrjete sociale se ndihej e nderuar me këtë punë, por edhe i mungonin miqtë dhe të afërmit.