Pak ditë më parë reperja më e komentuar gjatë këtij viti, Loredana deklaroi publikisht se ajo dhe Mozzik nuk janë më bashkë. Loredana e quajti veten nënë beqare dhe se duhet të punojë fort për ta çuar bukën vetë në shtëpi. Gjithashtu reperja vendosi ta vazhdojë e vetme turneun muzikor, pa Mozzikun.
Mirëpo vetëm pak ditë pas ndarjes po përflitet se Loredana është penduar.
Shkak është bërë një video e saj me në sfond këngën e Taynës dhe fraza që Loredana ka zgjedhur është: “Ti e din ku me ardh”.
Kjo video ka bërë të përflitet se Loredana i ka bërë thirrje Mozzikut. Mbetet të shihet ç’të reja do kemi nga dyshja e reperëve.