Pas lidhjes disa vjeçare Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani ditën e sotme kanë vendosur te fejohen. E sigurisht që në ceremoninë e djalit të tij nuk mund të mungojë edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Mund të themi se Berisha shpesh në daljet televizive ka treguar se Armina është një nuse shumë e mirë. Ndoshta e keni harruar martesën e parë të Shkëlzenit me Sadije Berishën,e cila theu tabun në shoqërinë shqiptare.
Zeni ka dy fëmijë nga martesa me Sadijen dhe për ish bashkëshorten qëndroi shumë vite pa folur me Berishën. Arsyet pse nuk e pranonte këtë lidhje ishte diferenca e moshës ku Sadija ishte 11 vite më e madhe gjithashtu ajo kishte dy fëmijë binjak nga martesa e parë.
Pas divorcit Zeni u njoh me Arminën dhe të dy qëndrojn bashkë prej shumë vitesh. Nga pamjet e zbuluara të ceremonisë ne shohim dhe një foto të publikuar nga tavolina e Berishës.
/AlpeNews.al