Vedat Ademi publikon këngën e re, bashkëshortja e krahason me yllin ndërkombëtar – AlpeGossip
Vedat Ademi publikon këngën e re, bashkëshortja e krahason me yllin ndërkombëtar

Vedat Ademi publikon këngën e re, bashkëshortja e krahason me yllin ndërkombëtar

Vedat Ademi është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptar të baladave. Ai e ka përqafuar këtë rrymë që në fillimet e karrierës dhe duket se nuk ka ndërmend të largohet edhe për disa vite. Ditën e sotme është publikuar projekti më i ri nga Vedati nën emrin “Zemrën time ke”. Prej një viti mungesë, këngëtari është rikthyer sërish me një baladë që pritet të jetë suksesi i radhës.

Sigurisht që në këtë ditë nuk mund të mungonte mbështetja e bashkëshortes së tij, Dorela Ademi, e cila jo vetëm që e ka promovuar këngën, por i ka dhënë epitetin ‘Michael Bubble shqiptar’. Ky i fundit është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në tregun botëror, i mirënjohur gjithashtu për këndimin e baladave.

Dorela ka zbuluar edhe që videoklipi është xhiruar në New York, ku janë zhvendosur prej pak kohësh.