Sipas një studimi, një njeri shpenzon mesatarisht një orë e 42 minuta në tualet. Është normale që të duam të kemi tualete të këndshme. Fatkeqësisht, ka shumë gjëra që mund ta kthejnë tualetin në vendin e fundit që do donit që dikush të shihte. Ja cilat janë ato:
1
Sipas një dizajneri, këto perde duken të lira duke hedhur poshtë të gjithë ambientin e dhomës. Nejloni ose materiali rezistent ndaj ujit janë opsione më të mira në këtë rast.
2
Duhet patjetër të shmangni nuancat e të verdhës ose të kafes në mure. Mos kini frikë të luani me të bardhën. Ajo mund të krijojë iluzionin e një hapësire më të madhe dhe siç thonë edhe dizajnerët: ”Hotelet e përdorin atë në mënyrë ekskluzive, sepse transmeton pastërti”.
3
Tapeti nuk është një ide e mirë në përgjithësi për në tualet. Nëse po e mbani dyshemenë të pastër, bëni të njëjtën gjë me mbulesën e WC-ve.
4
Nëse nuk keni hapësirë ku të vendosni peshqirët, mundohuni t’i rreshtoni ato vertikalisht. Një mundësi tjetër mund të ishte të vendosnit varëse peshqirësh pas derës së tualetit.
5
Pasqyra duhet të jetë më e madhe se lavamani dhe duhet të vendoset pak më lart tij për të shmangur dëmtimet e mundshme.