U MARTUAN NË FSHEHTËSI/ Reperi shqiptar prezanton për herë të parë të shoqen (FOTO) – AlpeGossip
U MARTUAN NË FSHEHTËSI/ Reperi shqiptar prezanton për herë të parë të shoqen (FOTO)

U MARTUAN NË FSHEHTËSI/ Reperi shqiptar prezanton për herë të parë të shoqen (FOTO)

Reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë në muajin Mars të këtij viti, larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Lajmin e dha vetë reperi përmes një postimi të bërë në Instagram, disa ditë pas martesës. Ai publikoi një foto të dy duarve të bashkuara në formë shqiponje dhe të gjithë vëmendjen e morën unazat e martesës.

Reperi është treguar shumë diskret rreth jetës së tij private. Në një intervistë për “Prive” para pak kohësh ai u shpreh se partnerja e tij preferon të qëndrojë lart mediave. Mirëpo sot, në kuadër të Fitër Bajramit dyshja kanë pozuar për herë të parë së bashku për publikun.

Gold Ag ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto pranë së shoqes, e cila duket vetëm në profil. Flokët e saj janë të zeza dhe mban veshur një kostum rozë. “Urime prej nesh”, ka shkruar reperi krahas fotos.