Pak javë më parë, këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj zbuloi se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti, Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.
Afërdita po futet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, mirëpo barku i rrumbullakosur thuajse nuk duket fare. Shumë nga ndjekësit kanë dyshuar te lajmi i ëmbël, pikërisht për këtë arsye, mirëpo së fundmi këngëtarja ua ka mbyllur të gjithëve gojën.