BUZËKUQI I ERRËT GJATË DITËS/ Shihni cilën ngjyrë të zgjidhni (FOTO) - AlpeGossip
BUZËKUQI I ERRËT GJATË DITËS/ Shihni cilën ngjyrë të zgjidhni (FOTO)

BUZËKUQI I ERRËT GJATË DITËS/ Shihni cilën ngjyrë të zgjidhni (FOTO)

Krijoni me te një grim te bukur dhe elegant te përshtatshëm për çdo moment.
Siç mund ta dini buzëkuqi i erret i fal me shume karakter make u-it. Ai është një produkt kozmetike evergreen ne gjendje për te transformuar edhe look-un me te thjeshte ne një look me te bukur dhe femëror. Dikur buzëkuqi i erret zgjidhej vetëm për tu mbajtur gjate mbrëmjes apo për një event te veçante por ne ditët e sotme buzëkuqi i erret është zgjedhur nga stilistet, vip-at dhe influencer për tu mbajtur ne çdo moment te ditës. Sekreti për te mbajtur një buzëkuq te erret edhe gjate ditës është te zgjidhni nuancën qe ju përshtatet me mire ngjyrës tuaj te lëkurës dhe ta kombinoni me buzën ne ngjyre te erret dhe sigurisht një grim shume soft dhe natyral ne pjesën e syve dhe te fytyrës ne tërësi. Merrni frymëzim nga këto ide dhe zgjidhni dhe ju ngjyrën e erret te buzëkuqit tuaj për ta mbajtur edhe gjate ditës ashtu sikurse dhe ne mbrëmje.

1. Si te zgjidhni buzëkuqin e erret
Zgjedhja e buzëkuqit te erret është një hap shume i rëndësishëm. Tonaliteti i zgjedhur ne baze te ngjyrës se lëkurës tuaj është shume delikate. Kështu nëse karakterizoheni nga një ngjyre e çelur lëkure këshilla është te preferoni një ngjyre buzëkuqi ne nuanca te ftohta duke filluar nga ato me baze blu. Ndërsa nëse keni një ngjyre lëkure mesatarisht te erret dhe te erret buzëkuqi i erret i përshtatshëm për ju janë ato te cilët kane një baze ne ngjyre te verdhe ose te kuqe tulle.