PUBLIKOI FOTO KUR ISHTE FËMIJË/ Bes Kallakut ia vunë të gjithë në dukje shikimin – AlpeGossip
PUBLIKOI FOTO KUR ISHTE FËMIJË/ Bes Kallakut ia vunë të gjithë në dukje shikimin

PUBLIKOI FOTO KUR ISHTE FËMIJË/ Bes Kallakut ia vunë të gjithë në dukje shikimin

Edhe më herët aktori i famshëm i humorit Bes Kallaku kishte publikuar në Instagram foto nga fëmijëria, por sot ai ka postuar një foto të tij kur ishte akoma më i vogël.

Në krahët e prindërve të tij dhe me një shikim të shtrembër Besi duket se ka qënë një fëmijë i mjaft i këndshëm.

“Babi, mami edhe un llapushi… që atëherë shihja shtrembër” – shkruan me shaka mbi foton e postuar aktori i humorit.

Kjo foto e tij është pëlqyer dhe komentuar nga shumë ndjekës, të cilët i kanë në dukje edhe ngjashmërinë e madhe në shikim me rolet e tij në skenë. Mirëpo kureshtje ka edhe për Ajkën, vajzën e Besit, nëse i ngjan atij apo Xhensilës.

Vogëlushja e Besit dhe Xhensilës është gati 6 muajshe dhe me siguri ka filluar të tregojë ngjashmëri me prindërit e saj, por çifti i njohur është treguar shumë diskret me vajzën duke mos publikuar asnjë foto të saj në rrjete sociale.