“LEXOJNË VETËM…”/ Plas keq në emision mes astrologe Merit dhe Roza Latit: Femrat më negative janë akrep – AlpeGossip
“LEXOJNË VETËM…”/ Plas keq në emision mes astrologe Merit dhe Roza Latit: Femrat më negative janë akrep

“LEXOJNË VETËM…”/ Plas keq në emision mes astrologe Merit dhe Roza Latit: Femrat më negative janë akrep

Tema sot në rubrikën “Trotuar” ishte për horoskopin dhe e ftuar ishte Astrologia e njohur Meri Shehu. Kjo e fundit u përfshi në debat me të ftuarën tjetër, moderatoren Roza Lati për shkak të mendimeve të ndryshime mbi shenjat.

Meri tha se Binjakët dhe Akrepi shkojnë shumë si çift, por Roza nuk ishte dakort. Roza, e cila është Binjak u shpreh se shenja që nuk duron dot janë Akrepët pasi janë posesivë.

Plas keq në emision mes astrologe Merit dhe Roza Latit: Femrat më

“Në periudhën e shkollës femrat më negative që kam patur vërdallë kanë qenë Akrep sepse ishin posesive, e donin shoqërinë me zor”, tha Roza.

Më tej teksa astrologia po e përshkruante shejën e Binjakëve si sipërfaqësore, Roza, ndërhyri duke këmbëngulur se Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë.

Plas keq në emision mes astrologe Merit dhe Roza Latit: Femrat më

Astrologe Meri, e cila është Akrep e kundërshtoi Rozën dhe më tej u shpreh se Akrepët janë shenja më inteligjente. Edhe këtu Roza nuk ishte dakort dhe tha se Binjakët janë inteligjentë sepse kanë armën më të fortë komunikimin.

“Është shenjë inteligjente se hap të gjitha librat dhe lexon vetëm faqen e parë”, ia ktheu Meri. Dhe më pas e ngacmoi Rozën duke e pyetur “përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore” dhe kjo e nxiti moderatoren të tregonte se është dikush në jetën e saj.

Plas keq në emision mes astrologe Merit dhe Roza Latit: Femrat më

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.