JO VETËM AKTOR DHE MODERATOR/ Bes Kallaku paska qenë futbollist dhe e kanë “kërcënuar”: Tek varrezat…(FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM AKTOR DHE MODERATOR/ Bes Kallaku paska qenë futbollist dhe e kanë “kërcënuar”: Tek varrezat…(FOTO)

JO VETËM AKTOR DHE MODERATOR/ Bes Kallaku paska qenë futbollist dhe e kanë “kërcënuar”: Tek varrezat…(FOTO)

Bes Kallakun e kemi parë në rolin e aktorit të humorit dhe atë të moderatorit, e nuk do të na kishte shkuar mendja kurrë se ai ka qënë edhe futbollist. Mbrëmjen e së hënës, aktori Bes Kallaku zbuloi përmes një fotoje në “Instagram” se kishte qenë futbollist i ekipit të Mamurrasit.

“Çfarë tifozerije kam pas atëherë kur luaja për Mamurrasin.” – shkruan Bes Kallaku.

Madje, aktori sqaron plot humor se në foto, është ai ‘kuq e zi me surrat përballë”. Nga ana tjetër, Besi nuk la pa shpjeguar edhe presionin që kishte përjetuar nga Presidenti i klubit.

“Nuk dini diçka tjetër, që nga krahu i djathtë i fotos ishin varrezat edhe thoshte Presidenti i Klubit, Z. Ded Ndreca: ‘Po nuk fituat, atje e keni vendin’”. – komenton Bes Kallaku.

Tanimë, Bes Kallaku bën një profesion shumë larg atij të futbollistit, teksa shfaqet si aktor humori në “B.E Caffe” çdo të dielë në televizionin “Klan”.