E AKUZOI SE NUK I SHKRUANTE LETRA/ Pas debateve me të atin reagon Meghan Markle: Do komunikoj kur ai të mos flasë…(FOTO) – AlpeGossip
E AKUZOI SE NUK I SHKRUANTE LETRA/ Pas debateve me të atin reagon Meghan Markle: Do komunikoj kur ai të mos flasë…(FOTO)

E AKUZOI SE NUK I SHKRUANTE LETRA/ Pas debateve me të atin reagon Meghan Markle: Do komunikoj kur ai të mos flasë…(FOTO)

Javën e kaluar babai i Meghan Markle bëri një deklaratë ku tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe i ka dërguar së bijës shumë letra nga të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai zbuloi edhe shkrimet brenda tyre dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak dukeshës.

Burime pranë saj janë shprehur se ajo ka deklaruar se të atin do e takojë vetëm pasi ai të heqë dorë nga dramat që krijon në media. Ajo gjithashtu ka thënë se do lidhë sërish marrëdhënie nëse babai i saj, nuk do të ketë më lidhje me motrën Samatha, pasi sipas Meghan ka qenë një nga shkaktaret kryesore që lidhja babë e bijë është shkëputur.
Meghan ka përfunduar deklaratën e saj duke thënë se në të vërtetë ka marrë vetëm një letër nga i ati, të tjerat janë sajim i tij.