“TEKSTI ËSHTË PERSONAL”/ Këngëtaret që i kushtuan këngë ndjenjave të tyre: Nga Kejsi tek Fifi (FOTO) – AlpeGossip
“TEKSTI ËSHTË PERSONAL”/ Këngëtaret që i kushtuan këngë ndjenjave të tyre: Nga Kejsi tek Fifi (FOTO)

“TEKSTI ËSHTË PERSONAL”/ Këngëtaret që i kushtuan këngë ndjenjave të tyre: Nga Kejsi tek Fifi (FOTO)

Nuk janë të pakta  rastet kur këngëtaret zgjedhin t’ia dedikojn këngën ndjenjave të tyre apo ndonjë histori personale. Mesa duket disa prej tyre nuk e kanë problem dhe e kanë deklaruar publikisht.

Ne iu njohim me disa nga emrat më të përfolura në mediat rozë të cilat e kanë thënë publikisht që kënga në të vërtetë i përket tyre.

Enca

Kënga “Dua” e Encës bëri bujë kur u publikua për shkak të skenave erotike në klip dhe tematikës së këngës që flet për një tradhti bashkëshortore, kur Enca në klip luan rolin e personit të tretë.

Në një intervistë  këngëtarja ka treguar se duke qenë që tekstin e ka shkruar vetë dhe kënga është personale.

Kejsi Tola

Kejsi konkuroi  këtë vit tek “Kënga Magjike” me këngën “Më ke mua”. Pasi gazetarët e kanë pyetur  në lidhje me këngën,Kejsi na ka befasur me përgjigjen.

Të gjithë kemi në jetë njerëz që I themi më ke mua apo duam të na thonë më ke mua. Po ka të bëjë me statusin tim, është këngë personale”.

Fifi

Fifi  rrëmbeu  zemrat e publikut me  baladën shumë të ndjerë “Krimineli Zemrës”. Këngëtarja u kthye në qendrën e vëmendjes pas deklaratës se kënga është një histori personale.

Elhaida Dani

“Më mbaj” është e para këngë në të cilën Elhaida vjen edhe si tekstshkruese.  Në mediat online këngëtarja zbuloi se kënga ishte kushtuar një histori personale.

Përgatiti:AlpeNews.al