DEBATE PËR PROVËN E JAVËS/ Fifi i del në mbrojtje Arditit: Pse po e sulmoni? – AlpeGossip
DEBATE PËR PROVËN E JAVËS/ Fifi i del në mbrojtje Arditit: Pse po e sulmoni?

DEBATE PËR PROVËN E JAVËS/ Fifi i del në mbrojtje Arditit: Pse po e sulmoni?

Banorët po tentojnë të ndërtojnë një trap funksional në mënyrë të tillë që të kalojnë me sukses provën javore.

Dita e parë e realizimit të kësaj prove të re u shoqërua me debate mes banorëve dhe Arditit, teksa ky i fundit u pretendua se nuk kontibuoi dhe bashkëpunoi mjaftueshëm.
“Mos rri aty por çohu dhe ndihmo. Mos përhap energji negative”,- thanë banorët njëzëri për Arditin.
Fifi nga ana tjetër zgjodhi që t’i dilte në krah mikut të saj, duke i pranuar banorëve se gabimi ishte i tyri që nuk e përfshinë Arditin gjatë kësaj loje.
“Ky di si të bëjë trap sepse jeton afër liqenit. Nuk e dëgjoi askush. Nuk e kuptoj pse i jeni sulur këtij…”,-tha Fifi.