VIJOJNË SKANDALET PËR CARDI B/ Reperja do të përballet me autoritetet – AlpeGossip
VIJOJNË SKANDALET PËR CARDI B/ Reperja do të përballet me autoritetet

VIJOJNË SKANDALET PËR CARDI B/ Reperja do të përballet me autoritetet

Ditën e sotme, reperja Cardi B duhet të përballet me autoritetet pas një përleshje në një ‘club’ striptizmi. Ky lajm është konfirmuar nga departamenti i policisë së New York-ut për ‘Us Weekly’.

Incidenti ka ndodhur në 29 gusht në orën 3 të mëngjesit.

Thuhet se dy vajza të moshës 21 dhe 23 vjeçe janë sulmuar me karrige, shishe dhe sende të tjera.

‘TMZ’ raporton se reperja do të akuzohet për rrezikshmëri dhe sjellje të çrregullt. Gjithashtu burimet shtojnë se ajo ka urdhëruar sulmin ndaj dy vajzave, sepse dyshonte se njëra prej tyre kishte fjetur me bashkëshortin e saj, Offset.

Dy vajzat kanë mbetur të plagosura, por nuk kanë pranuar ndihmën mjekësore. Cardi B nuk do të arrestohet, por do të paraqitet në gjykatë për akuzat.