“PËLQIMIN TIM E DI ERVINI”/ Beniada ngacmon Shqipen: Po të pëlqen Bruno? – AlpeGossip
“PËLQIMIN TIM E DI ERVINI”/ Beniada ngacmon Shqipen: Po të pëlqen Bruno?

“PËLQIMIN TIM E DI ERVINI”/ Beniada ngacmon Shqipen: Po të pëlqen Bruno?

Shqipe Hysenaj njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe që i thotë gjërat troç. Ditën e sotme teksa ishte “Në Trotuar” në “E Diell” nuk ka lënë pa ngacmuar Ana Gjinin dhe Bruno Shemon, të cilët kanë dalë nga “Për’puthen” çift.

Ish-konkurrentja e programit të dashurisë u shpreh se ata janë “fake”, pasi Bruno hyri në emision si një djalë që donte një vajzë me karakter të fortë. Shqipja shton se në fund ai iu nënshtrua një “vajze të vogël”.

Këtu ndërhyn ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, e cila e pyet Shqipen se pse flet kështu, a pëlqen Brunon?

“Po të pëlqen Bruno?”, e pyet modelja e njohur, e cila merr këtë përgjigje nga Hysenaj: “Pëlqimin tim e di e Ervini ku e kam”.

Menjëherë ndërhyn moderatori i njohur, i cili thotë: “A do ta them, mos më ngacmo. I takon Shqipes të flasë, unë rastisa gabimisht aty”.