“SIKUR TA RELAKSOJA VETEN…”/ Almeda Abazi sapo na tregoi se kjo pyetje i shqetëson shumë gratë shtatzëna (FOTOT) – AlpeGossip
“SIKUR TA RELAKSOJA VETEN…”/ Almeda Abazi sapo na tregoi se kjo pyetje i shqetëson shumë gratë shtatzëna (FOTOT)

“SIKUR TA RELAKSOJA VETEN…”/ Almeda Abazi sapo na tregoi se kjo pyetje i shqetëson shumë gratë shtatzëna (FOTOT)

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Megjithatë e vogla mund të vijë në jeta nga dita në ditë, sepse Almeda është në muajin e fundit të shtatzënisë. Madje, le të themi në ditët e saj të fundit. Megjithatë këto ditët e fundit duken si përjetësi dhe për më tepër edhe ndjekësit e Almedës po e presin me padurim lindjen e të voglës.

Almeda ka publikuar në Instagram një video në të cilën shihet duke vendosur mbi barkun e madh të rrumbullakosur gotën e çajit dhe me shaka shkruan se nuk ka nevojë më as për tavolinë. Ndërkohë pas kësaj videoje të gjithë ndjekësit kanë nisur ta pyesin se kur do të lindë e vogla.

Almeda sigurisht nuk mundet ta dijë këtë gjë dhe ju ka kërkuar njerëzve që të mos e pyesin më, sepse kështu stresohet më shumë.

“Nuk e di! Sikur ta dija, sikur ta relaksoja veten! Dhe kur marrë qindra mesazhe të tilla, stresohem akoma më shumë”, shkruan Almeda në një postim.

Para disa ditësh ajo ndau një tjetër shqetësim me fansat e saj. Almeda tregoi se njësoj si me Efehanin, aktores po i ndodh e njëjta gjë me shtatzëninë e dytë. Ajo ka nisur të ketë pagjumësi, sepse siç duket edhe trupi po përgatitet për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.