LUAJTI ROLIN KRYESOR NË FILM/ Arjola Demiri tregon sakrificën që i’u desh të bënte – AlpeGossip
LUAJTI ROLIN KRYESOR NË FILM/ Arjola Demiri tregon sakrificën që i’u desh të bënte

LUAJTI ROLIN KRYESOR NË FILM/ Arjola Demiri tregon sakrificën që i’u desh të bënte

Aktorja shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri, ishte këtë të mërkurë e ftuar në ‘Soiree’ nga Jonida Shehu, së bashku me kastin e aktorëve të filmit ‘I love Tropoja’. Arjola kishte rolin kryesor në film dhe e ftuar në ‘Soiree’  ka treguar edhe sakrificën që bëri vetëm për hir të rolit.

“Në Instagram kisha dalë shumë e dobët. Dihet ky pozicioni dhe nuk kishte dal ky krahu i muskutjerës këtu. Ermali ishte fiksuar tek krahu dhe më thotë ‘Arjola qënke shëndoshur pak’ dhe i thash pak fare, nëse ma jep rolin unë të premtoj që do ha vetëm gjethe sallate dhe për 30 ditë kam ngrënë vetëm gjethe sallate”, ka treguar duke qeshur aktorja.

Premiera e filmit ‘I love Tropoja’ u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, ku dhe do të jepet për dy javë rrjesht.