Kokë e këmbë i dashuruar! Miliarderi bën tatuazh emrin e Morenës në vendin delikat – AlpeGossip
Kokë e këmbë i dashuruar! Miliarderi bën tatuazh emrin e Morenës në vendin delikat

Kokë e këmbë i dashuruar! Miliarderi bën tatuazh emrin e Morenës në vendin delikat

Lidhja e këngëtares Morena Taraku me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit.

Ai është dalluar për jetën e tij luksoze, por edhe për skandalet e shumta. Mediat arabe shkruajnë vazhdimisht për jetën e tij të shfrenuar, fotot me femrat lakuriq në shtrat, por edhe për vrasjen e një të riu gjatë një përplasje.

Mirëpo ditët e fundit ai është komentuar për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren shqiptare, Morena Taraku.

Një lidhje kjo që këngëtarja e konfirmoi duke gdhendur emrin e tij në trupin e saj. Por me sa duket edhe Sasha nuk ka vonuar dhe ka bërë gjithashtu tatuazh emrin e Morenës.

Në disa video të publikuara nga Sasha në Instastory ai shfaqet duke dëgjuar këngën e re të Morenës dhe tregon tatuazhin në pjesën e krahut, e cila njihet si një ndër vendet më delikate e më të dhimbshme për të bërë tatuazh.

 

Me sa duket miliarderi nga Teherani ka rënë kokë e këmbë në dashuri me këngëtaren shqiptare.