NJERKA QË NUK DO E DONTE ASKUSH/ Ja çfarë i bën Megan Fox djalit të partnerit – AlpeGossip
NJERKA QË NUK DO E DONTE ASKUSH/ Ja çfarë i bën Megan Fox djalit të partnerit

NJERKA QË NUK DO E DONTE ASKUSH/ Ja çfarë i bën Megan Fox djalit të partnerit

Aktori Brian Austin Green nuk e takon me djalin e tij të parë, që erdhi në jetë nga romanca me ish-bashkëshorten e tij Vanessa Marcil. Sipas kësaj të fundit, 16-vjeçari Kassius Lijah është përjashtuar nga jeta e Green dhe Megan Fox.

Ai nuk lejohet të shkojë në shtëpinë e çiftit, kështu që dhoma e tij e gjumit është hequr prej 5 vitesh dhe ai nuk ka marrdhënie me tre vëllezërit e tij nga ana e babit, Journey River, 2 vjeç, Bodhi Ransom, 4 vjeç dhe Noah Shannon, 6 vjeç.

“Le të dëgjojmë arsyen e Green, pse Kass nuk është i mirëpritur në shtëpinë e tij prej 5 vitesh dhe le të dëgjojmë se çfarë i ofronte djalit në kohën që e takonte”, iu përgjigj ish-bashkëshortja e aktorit një prej fansave.

Sipas saj, djali i aktorit nuk lejohet që t’i takoj as gjatë festave, i hoqën macen pa e pyetur dhe ai e ka takuar vetëm një herë së fundmi në vende publike.

Por situata bëhet më e trishtë kur nëna e 15-vjeçarit tregon se djali i saj e ka ftuar çiftin në disa festa, por ata nuk kanë ardhur asnjëherë.