Redia Hoxha “kërcënon” publikisht Ledion Liçon: Dua lekët mbrapsht… (FOTO) – AlpeGossip
Redia Hoxha “kërcënon” publikisht Ledion Liçon: Dua lekët mbrapsht… (FOTO)

Redia Hoxha “kërcënon” publikisht Ledion Liçon: Dua lekët mbrapsht… (FOTO)

Shpëtove mirë Ledion!

Mbrëmjen e së premtes u mbajt nata finale e spektaklit “The Voice Kids”. Ishte një natë e mbushur me emocione pozitive dhe çdo gjë u realizua në mënyrë perfekte. Zëri më i mirë i fëmijëve në Shqipëri u shpall Denis Bonjaku, i cili ishte pjesë e skuadrës së Miriam Canit.

Pas shpalljes së fituesit Ledion Liço kishte rezervuar disa fjalë falënderuese për gjithë stafin që punon për të nxjerrë më të mirën. Ndërsa të gjithë punën e tij Ledioni ia dedikon dy personave më të rëndësishëm në jetë. “Punën time personale ja dedikoj Sarës dhe tim biri”, – tha Ledioni, duke i emocionuar të gjithë me fjalët e tij.

Por mesa duket edhe vetë trashëgimtarët e Top Channel kanë patur preferencat e tyre. Kështu vajza e vogël e familjes Hoxha ka të preferuar Denisin, djaloshin që ka ardhur nga Italia për të përjetuar eksperiencën e jashtëzakonshme në The Voice Kids.

Jo një por 7 vota i ka dhënë e vogla e motrave Hoxha Denisit dhe në foton që ka postuar ka bërë tag dhe Ledionin dhe i thotë atij që nëse nuk fiton Denisi, duhet t’i kthehen lekët mbrapsht.

Por Denisi fitoi dhe Ledioni s’kishte pse t’i kthente asaj lekët.