Rrëfehet aktori i njohur shqiptar: Për “Portokalli” hoqa dorë nga ëndrra ime për… (VIDEO) – AlpeGossip
Rrëfehet aktori i njohur shqiptar: Për “Portokalli” hoqa dorë nga ëndrra ime për… (VIDEO)

Rrëfehet aktori i njohur shqiptar: Për “Portokalli” hoqa dorë nga ëndrra ime për… (VIDEO)

Ai është një aktorët më të njohur dhe më të dashur të humorit shqiptar dhe i ftuar sot në “Pop Culture” Irgen Cela tregoi mbi eksperiencën e tij në spektalin “Portokalli”.

Gjatë intervistës Irgeni tregoi se për shkak të angazhimit në “Portokalli” ai nuk mund të kalojë shumë kohë me familjen e tij.

Gjithashtu aktori tregoi se në fillim spektaklin e famshëm të humorit e shikonte si mospërfilllje, por më vonë ndryshoi mendim pasi zbuloi se aty punojnë aktorët më të mirë të momentit.

“Kur je student, Portokallinë e shikon si me mospërfillje. Por kur je brenda saj dhe shikon se çfarë ritmi ka dhe se me çfarë aktorësh punon, ndryshon mendim. Ka aktorët më të mirë dhe prodhues në qarkullim”- tha Çela.

Më tej ai shtoi se për punën në “Portokalli” kishte hequr dorë edhe nga ëndrra e tij për teatrin.

“Doja vetëm teatër, por kur përballesh me jetën e kupton që ke nevoja të tjera. Studenti ndërgjegjësohet me kalimin e viteve dhe merr në konsideratë çdo hapësirë ku mund të punojë. Idealizmi venitet vetvetiu”- u shpreh aktori.