NDIZET ATMOSFERA NË “BBV”/ Iliri dhe Donaldi kërcejnë për Arjolën: Ikët ju (VIDEO) – AlpeGossip
NDIZET ATMOSFERA NË “BBV”/ Iliri dhe Donaldi kërcejnë për Arjolën: Ikët ju (VIDEO)

NDIZET ATMOSFERA NË “BBV”/ Iliri dhe Donaldi kërcejnë për Arjolën: Ikët ju (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë banorët me një festë latine.

Yjet kanë treguar se kanë një zemër të madhe dhe shumë dashamirësi jo vetëm për njëri-tjetrin por edhe për publikun që i ndjek dhe do ti shohë 24 orë.

Pasi morën të gjitha elementet e nevojshme që duheshin për mbrëmjen latine, banorët VIP kanë ndezur menjëherë atmosferën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment teksa Iliri po kërcente, i është afruar Arjola. Ai i thotë kësaj të fundit që të ulet në karrigen që ishte dhe aty, e nisi të performonte për aktoren e njohur.

Më pas afrohet edhe Donaldi, i cili së bashku me Ilirin nisën që të bënin lëvizje sensuale. “More ikët ju”, thotë në një moment Arjola duke qeshur.

Por jo vetëm kaq, pasi aty afrohen edhe banorë të tjerë, ku Antonela bën një kërcim “hot” për Arjolën.