“Fëmijët e kërkojnë!” Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhembjen – AlpeGossip
“Fëmijët e kërkojnë!” Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhembjen

“Fëmijët e kërkojnë!” Vajza e Hajrie Rondos rrëfen dhembjen

Ndarja nga jeta e aktores shqiptare, Hajrie Ronodo, la pas një dhimbje të madhe për gjithë shqiptarët. Prej një dekade na ka bërë të qeshim e të qajmë me rolet e saj dhe mund të themi se është një aktore e pazëvendësueshme.

Vajza e Hajries, aktorja Klea Rondo, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, foli për kujtimet me të ëmën, ditët e fundit kur luftonte me sëmundjen dhe dhimbjen e madhe që ajo la pas.

“Qaj shpesh kur jam vetëm. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë”, tregoi Klea me lot në sy.

Ndër të tjera Klea rrëfeu se si ajo dhe i vëllai i saj u rritën në prapaskenë, ndërsa e ëma i tyre ishte në xhirime.

“Mami na merrte me radhë në xhirime. Për shembull te ‘Përrallë nga e kaluara’ mori vëllain se ai ishte më i vogli. E shijonin të qëndruarin në sheshxhirim, pas skene. Mami ikte për periudha të gjata, edhe kur s`na merrte me vete kishim babin që bëhej burrë dhe grua. Pastaj kur vinte mami na përkushtohej. Dilnim shëtitje”, tregoi Klea.