Bamirësia e këngëtarit Ermal Meta me fëmijët e sëmurë mrekullon italianët – AlpeGossip
Bamirësia e këngëtarit Ermal Meta me fëmijët e sëmurë mrekullon italianët

Bamirësia e këngëtarit Ermal Meta me fëmijët e sëmurë mrekullon italianët

Fituesi i festivalit të Sanremos Ermal Meta, pak ditë më parë ka vizituar pacientët e departamentit të onkologjisë spitalore “John XXIII”. Këngëtari, i cili ka improvizuar disa këngë për fëmijët e këtij spitali, ndërsa ka bërë edhe një postim në Instagram. “Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë”, shkruante Ermal Meta në profilin e tij sociale, duke u përpjekur të përhapë sa më shumë iniciativën në mbështetje të pacientëve të kancerit.

“Dje kam kaluar një pasdite të bukur në shoqërinë e luftëtarëve të vegjël. Forcë dhe bukuri”, shkruan ai. Kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta (i cili së bashku me Fabrizio Moro fitoi edicionin e fundit të festivalit Sanremos) i kushton kohën e tij njerëzve që kanë më shumë nevojë, dhe përpjekja e tij filantropike është vetëm një nga cilësitë më të vlerësuar nga fansat e tij, shkruan Panorama. Shkurtin e kaluar këngëtarja i kushtoi, bashkë me kolegun e tij Emma Marrone , një mesazh në kujtim të Beatrice-s, një vajzë me një patologji shumë të rrallë që vdiq para kohe vetëm 7 vjeç, shkruan italiania“Notiziemusica.