Me pushime në Sarandë! Nuri i shtatzënisë zbukuron Xhensila Myrtezajn (FOTO) – AlpeGossip
Me pushime në Sarandë! Nuri i shtatzënisë zbukuron Xhensila Myrtezajn (FOTO)

Me pushime në Sarandë! Nuri i shtatzënisë zbukuron Xhensila Myrtezajn (FOTO)

Edhe pak ditë kanë mbetur nga dita e madhe, kur këngëtarja Xhensila Myrtezaj do të bëhet nënë.

Bukuroshja shqiptare po i kalon këto ditë në Sarandë bashkë me bashkëshortin Bes Kallaku.

Ajo ka ndarë sot një foto të këndshme me një pamje fantastike nga ballkoni i hotelit ku po qëndrojnë.

E veshur me një fustan të gjerë në ngjyrë rozë dhe të zezë, Xhensila fsheh barkun e rrumbullakosur.

Me një makijazh të lehtë në fytyrë për të mos thënë natyrale, këngëtarja ndriçon në ditët e fundit të shtatzënisë.

Prej kohësh këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku po pushojnë në Sarandë, ku herë pas herë kanë ndarë edhe pamje nga pushimet e tyre, por në asnjë moment nuk kanë publikuar foto bashkë.