DONI TË TRANFORMONI PAMJEN PËR KËTË SEZON FESTASH? Ja 5 aksesorët që ju duhen – AlpeGossip
DONI TË TRANFORMONI PAMJEN PËR KËTË SEZON FESTASH? Ja 5 aksesorët që ju duhen

DONI TË TRANFORMONI PAMJEN PËR KËTË SEZON FESTASH? Ja 5 aksesorët që ju duhen

Çfarë duhet për të transformuar totalisht pamjen? Pa dyshim aksesorët. Ata janë sa të vegjël, aq edhe të rëndësishëm për t’i dhënë jetë pamjes dhe për t’i shtuar shkëlqimin që duhet, sidomos në këto ditë festash. Nëse po mendoni se cilët janë aksesorët që ju duhen patjetër, hidhuni një sy sugjerimeve më poshtë:

Një orë dore

Ora është një aksesor që mund ta mbani edhe në përditshmëri, jo vetëm me raste festash, prandaj ia vlen të shpenzoni për një orë të mirë që ju përshtatet edhe me stilin.

Një rreth festiv

Prej disa kohësh rrathët e kokës janë shumë në modë. Edhe nëse përtoni të merreni me flokët, shtojini një rreth dhe as nuk do të bienë në sy flokët sa keq janë.

Një varëse elegante

Nëse fustani që keni zgjedhur të vishni në festën e fundvitit është i thjeshtë, zgjidhni një varëse që bie në sy.

Vathë të mëdhenj

Nëse bizhuteritë i keni zgjedhur minimaliste, guxoni me vathër. Jepini prekjen finale pamjes suaj me anë të disa vathëve të mëdhenj dhe mundësisht që shkëlqejnë.

Elle.com