Ja 8 arsyet pse keni marrëdhënie seksuale të dhimbshme – AlpeGossip
Ja 8 arsyet pse keni marrëdhënie seksuale të dhimbshme

Ja 8 arsyet pse keni marrëdhënie seksuale të dhimbshme

Seksi duhet të jetë një përvojë magjike dhe fantastike që t’ju bëjë të gjithëve të ndihen mirë, dhe jo një agoni. Mirëpo sipas studimeve 3 në 4 gra përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënies në një moment në jetën e tyre.

Ja 8 arsye pse mund të përjetoni dhimbje gjatë aktit seksual.

1. Një problem mjekësor po bëhet pengesë. Dhimbja gjatë seksit shpesh nxitet nga një gjendje mjekësore si inflamacion i vaginës shkaktuar nga një infeksion maja ose sëmundje seksualisht të transmetueshme, infeksione të fshikëzës, kistet ne vezore, fibroide të mitrës etj. Nëse dhimbja juaj është shkaktuar nga diçka e tillë, mjeku juaj do të jap mjekimin e duhur.
Nëse dhimbja është e shkurtër ose kronike, mund të prish të gjithë cilësinë e marrëdhënies. Dhe pjesa më zhgënjyese është se femrat nuk kërkojnë ndihmë të gjinekologëve për trajtimin dhe zbulimin e arsyes. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje gjatë seksit, tregoni mjekut dhe mos vuani në heshtje.

2. Hormonet tuaja janë në nivele të ulëta. Kjo do të çojë në thatësi vaginale dhe menopauze duke shkaktuar lidhje. Estrogjeni është ajo që e mban vaginën tuaj të lubrifikuar, kështu që çdo rënie e këtij hormoni mund ta bëjë të vështirë të keni marrëdhënie seksuale të kënaqshme.

3. Keni nevojë për lubrifikim shtesë. Mos e nënvlerësoni fuqinë e lubrifikimit. Edhe pse vagina juaj lubrifikon natyrshëm, për arsye të ndryshme mund të keni thatësi të saj.
4. Pozicionet e gabuara gjithashtu shkaktojnë dhimbje. Nëse seksi është i dhimbshëm ose i parehatshëm, mund të jetë që pozicioni që po zgjedh nuk është i përshtatshëm për ju. Çdo grua është e ndryshme, prandaj jo çdo grua do të shijojë stilin e seksit njëlloj.

5. Përmasat e partnerit tuaj mund të jenë një problem gjithashtu. Disa gra kanë probleme në përshtatjen me një penis të madh. Nëse dyshoni se kjo mund të jetë çështja, provoni disa pozicione që mund të ndihmojnë për këtë problem.

6. Ju keni trauma të pazgjidhura seksuale. Gratë mund të përjetojnë dhimbje gjatë seksit për shkak të frikës së marrëdhënies pas një sulmi seksual që mund të kenë pësuar. Në disa raste, trauma psikologjike mund të shkaktojë shtrëngim të muskujve të vaginës.

7. Marrëdhënia juaj nuk po funksionon. Për gratë, nxitja seksuale fillon me trurin. Nëse ka komunikim të dobët me partnerin, kanë të ngjarë të mos kenë seks të kënaqshëm.

8. Keni një higjienë të dobët ose praktikon mënyra jo të sigurta. Mjafton të shpëlaheni me ujë dhe një sapun delikat dhe është më se e mjaftueshme. Çdo gjë tjetër apo dushet vaginale do ju rrisin rrezikun për inflamacion dhe dhimbje gjatë seksit.