Mollë dhe qirinj/ Shihni si ti realizoni në kushtete e shtëpis – AlpeGossip
Mollë dhe qirinj/ Shihni si ti realizoni në kushtete e shtëpis

Mollë dhe qirinj/ Shihni si ti realizoni në kushtete e shtëpis

ërko në tregun e perimeve afër shtëpisë për disa mollë të lira, më të lirat. Merr edhe disa qirinj dhe bëhu gati të zbukurosh sipas sezonit tavolinën e ngrënies.
Nëse ke një darkë, do festoni më miqtë tuaj ardhjen e sezonit të vjeshtës dhe do ngrini një dolli për dimrin. Bëjeni duke ruajtur temën e sezonit.

Çfarë të duhet:

Mollë

Qirinj të vegjël

Uthull molle

Luge akullore

Si ta bëni:

Për ti rritur jetëgjatësinë mollëve përpara se ti prisni është e këshillueshme t’iu bëni një banjë me uthull molle. Kështu do jetojnë më gjatë se darka.

Pasi i keni larë, rreth një 30 minuta ose një orë para darkës, është koha për ti bërë mollët gati.

Sigurisht që do e prisni mollën nga pjesa e sipërme, duke e futur maksimumi një centimetër thellë lugën. Nxirreni jashtë masën e mollës që hoqët dhe vendosni qirinjtë.

Mund të përdorni lëng limoni apo ujë të kripur për të parandaluar zverdhjen e tyre.

Është e bukur dhe origjinale, e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë.