Zakoni i Arditit për të darkuar me jurinë e “Kënga Magjike” tërheq edhe Ledion Liçon… – AlpeGossip
Zakoni i Arditit për të darkuar me jurinë e “Kënga Magjike” tërheq edhe Ledion Liçon…

Zakoni i Arditit për të darkuar me jurinë e “Kënga Magjike” tërheq edhe Ledion Liçon…

Çdo nëntor në “E Diela Shqiptare” nis “Kënga Magjike” ku çdo javë këngëtarët prezantojnë këngët e tyre konkurruese. Për çdo artist të ri që merr pjesë në këtë format është një juri e përbërë nga 5 anëtarë që i vlerëson dhe merr vendimin nëse do të kalojnë në gjysmëfinalet në Pallatin e Kongreseve. Ulis Krajka, Juliana Pasha,Olti Curri, Venera Lumani dhe DJ Sardi janë 5 anëtarët e jurisë së “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea, moderatori i festivalit e ka kthyer në traditë që çdo të dielë në fund të ”E diela shqiptare” të dalë për darkë me anëtarët e jurisë. Për Arditin dhe 4 anëtarët ishte kthyer në një zakon të përhershëm që darkën e së dielës ta kalonin së bashku.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Ledionin dhe 4 trajnerët e “The Voice of Albania”. Ledion Liço, Aleksandër dhe Renis Gjoka, Eneda Tarifa dhe Miriam Cani kanë darkuar bashkë të gjithë në një tavolinë. Ndoshta është pikërisht puna e përditshme që i afron dhe bën të mundur që të kalojnë më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit e pas shumë orësh lodhje duhet dhe një darkë e tillë miqësore ku vlerësohen gjithçka është përgatitur dhe trasmetuar.

Si Ledioni si Arditi duhet thënë se dinë se si ti trajtojnë bashkëpunëtorët e tyre në projekte të rëndësishme si “Kënga Magjike” dhe “The Voice” . Kurioz jemi të dimë se kush i paguan faturat në fund