RIKTHEHEN NË EKRAN/ Omeri dhe Nihani, dy aktorët çift në super serialin e ri – AlpeGossip
RIKTHEHEN NË EKRAN/ Omeri dhe Nihani, dy aktorët çift në super serialin e ri

RIKTHEHEN NË EKRAN/ Omeri dhe Nihani, dy aktorët çift në super serialin e ri

Dy aktorët shumë të njohur turk, Engin Akyurek të cilin e njohim si Omer nga seriali “Diamante dhe dashuri” dhe Neslihan Atagul e njohur si Nihani nga “Kara Sevda”, do t’i shohim bashkë në një serial.

Seriali do mbajë titullin “Vajza e ambasadorit” dhe mediat turke bëjnë të ditur se xhirimet do nisin në shtator.

Ky serial do rikthejë aktorin Engin Akyurek i cili pas serialit “Diamante dhe dashuri” u përqëndrua në librin e tij dhe prej vitesh nuk e kemi parë në telenovela.

Po ashtu ky është rikthimi edhe i Neslihanit e cila prej kohësh nuk kishte pranuar asnjë ofertë për tu rikthyer e duket se skenari i këtij seriali i ka pëlqyer shumë./Xing.al