Pas zërave për ndarjen nga Mimoza Shkodra/ Seldi reagon për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
Pas zërave për ndarjen nga Mimoza Shkodra/ Seldi reagon për herë të parë (FOTO)

Pas zërave për ndarjen nga Mimoza Shkodra/ Seldi reagon për herë të parë (FOTO)

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu u fejuan në tetor të vitit të kaluar në një ceremoni private në Zvicër.

Dhe teksa të gjithë i kishim sytë tek dasma, që sipas tyre do të organizohej krejt papritur, këngëtarja Mimoza Shkodra vendosi të fshijë nga profili i saj në “Instagram” të gjitha fotot me Seldin. Veprim ky, që ngriti dyshimet se diçka ka ndodhur mes tyre.

Ditën e sotme, këngëtari i hitit “Sa Kujtime” ka reaguar në profilin e tij në “Instagram”. I veshur me një bluzë të zezë, Seldi pozon përpara kameras shumë serioz, për të mos thënë shumë i pikëlluar.

Menjëherë fansat nisën të pyesin se ku ndodhet e fejuara e tij dhe nëse është e vërtetë se ata janë ndarë. Mirëpo të gjithë këto pikëpyetje bien në vesh të shurdhët, pasi Seldi nuk ka ndërmend t’u kthejë përgjigje me fjalë. Fundja fundit, fotoja që publikoi flet sa një mijë fjalë.