NGA “MOLLA ME SHËRBET” NË PARTI/ Reperi i hiteve bëhet politikan (FOTO) – AlpeGossip
NGA “MOLLA ME SHËRBET” NË PARTI/ Reperi i hiteve bëhet politikan (FOTO)

NGA “MOLLA ME SHËRBET” NË PARTI/ Reperi i hiteve bëhet politikan (FOTO)

Një reper i i njohur i viteve ‘2000 i hyri politikës dhe qe pikërisht me emrin e tij të artit sesi u prezantua në botën e politikës:

“Lëvizjes sot i’u bashkua edhe një anëtar i ri, Luan Zeqiri, i njohur me emrin artistik “Mad Lion”. Mirëseardhje i uruan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë së Qendrës së Prishtinës, Egzon Azemi”, është njoftimi në Facebook i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

 

Mad Lion, emri i vërtetë i të cilit është Luan Zeqiri, u bë i njohur në vitet ‘2000 me hite si “Molla me sherbet”; “Krejt mahalla n’disko”.

Ai u shkëput nga muzika për të vazhduar jetën në Zvicër.

Lëvizja Vetëvendosje! është një prej forcave të reja politike të Kosovës, e themeluar në 2004-ën nga Albin Kurti. Megjithatë, ka arritur të fitojë një pjesë të mirë të vendeve në parlament, duke qenë e dyta më e votuar në zgjedhjet e 2017-ës.