Katër finalistët, Beniada, Einxhel, Donald dhe Ilir vezullojnë këtë finale të Big Brother VIP.
Ata ndodhen në një studio tjetër jashtë shtëpisë në syrin e Big Brother.
Beniada zgjodhi të vishej me një fustan silver të shkurtër me gurë. Einxhel zgjodhi ngjyrën portokalli për fustanin e kësaj finalje, ndërsa dukej shumë elegante.
Dy djemtë finalistë, Ilir dhe Donald zgjodhën kostum, aktori preferoi ngjyrën gri, ndërsa balerini të zezën.