LUANA VJOLLCA SUPRIZOHET NGA GJIGANDI I MODËS/ Ja super dhurata që i bëri Philipp Plein (FOTOT) – AlpeGossip
LUANA VJOLLCA SUPRIZOHET NGA GJIGANDI I MODËS/ Ja super dhurata që i bëri Philipp Plein (FOTOT)

LUANA VJOLLCA SUPRIZOHET NGA GJIGANDI I MODËS/ Ja super dhurata që i bëri Philipp Plein (FOTOT)

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

 

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti të cilin ajo po e punon me shumë përkushtim e dashuri.

Flitet se një ndër bashkëpunëtorët e saj në muzikë është Ylli Limani, ndërsa së fundmi Luana ka zbuluar se ajo ka bashkuar forcat edhe me Philipp Plein. Mesa duket, Luana i ka besuar gjigandit të modës imazhin e projektit të ri, ndërsa ai e surprizuar me një dhuratë nga koleksioni i ri.