Eftuar në episodin e radhës “FLET” në Top Albania Radio dhe në Top Channel ka qenë Besa Kokëdhima. Artistja e njohur ka zbuluar me shume detaje nga jeta, karriera, sfidat dhe sukseset ndër vite. Ndër të tjera Besa ka rrëfyer se shumë shpejt projektet e saj më të reja do fillojnë te publikohen çdo tre javë duke nisur që nga muaji Shkurt.
Në një moment gjatë intervistës, Ilnisa e pyeti Besën në lidhje me “rikthimin” e saj dhe nëse ka gati ndonjë projekt muzikor. Në lidhje me këtë artistja rrëfeu se:
Në fakt viti 2024 ishte në vlerësimin tim viti me domethënës në 20 vitet e fundit të jetës sime. Në pjesën e parë të vitit unë isha shumë e angazhuar me Eurovision-in. Pas kësaj ndryshime të tjera erdhën në jetën time dhe kam realizuar rreth 18 këngë me producentët ne Francë, në Rumani dhe LA. Do fillojnë të lançohen në fillim e muajit që vjen, në fillim te Shkurtit. Çdo tre javë. I kemi përgatitur por për shkak të ndryshimeve të jetës sime private edhe të shëndetit tim sepse kisha një hernie në stomak dhe do operohesha. Ndodhi ajo dhe më pas kësaj me ndodhi apandesiti u operova sërish. Duket sikur këtë vit kanë qenë shumë të forta emocionet dhe nuk jemi larguar nga spitali. Kjo bëri që planet e publikimeve dhe projekteve muzikore të shtyheshin.