I lanë këtë letër surprizë në palestër, shikoni si iu përgjigj biznesmeni shqiptar (FOTO) - AlpeGossip
I lanë këtë letër surprizë në palestër, shikoni si iu përgjigj biznesmeni shqiptar (FOTO)

I lanë këtë letër surprizë në palestër, shikoni si iu përgjigj biznesmeni shqiptar (FOTO)

Biznesi është zgjedhja e tij e dytë pasi braktisi një nga pasionet më të mëdha.

Ish futbollisti, Fatmir Hysenbelliu një pjesë të mirë të kohës e kalon edhe në palestër. Pikërisht aty, Oni, siç e njohin të gjithë, është ndeshur me një të papritur. Dikush ka menduar se ai do të ishte personi i duhur për t’i adresuar një letër në të cilën i kërkohej ndihmë dhe mbështetje financiare nga një djalë i larguar nga Shtëpia e Fëmijës.

Ky veprim siç duket e ka prekur Onin dhe reagimi i tij ka qenë pozitiv dhe i menjëhershëm.

Përmes një postimi në Instagram, bashkangjitur me përmbajtjen e letrës, ai ka treguar se do të ishte i lumtur t’i jepte mbështetjen e nevojshme personit në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që biznesmeni i ka kushtuar vëmendje kategorisë së njerëzve në nevojë, përfshirë personat me aftësi të kufizuara, fëmijët e braktisur dhe ata me mungesa të theksuara ekonomike.

Ky përkushtim e rendit atë ndër të pakëtat figura publike me një pushtet të caktuar financiar, që besojnë se bamirësia pasuron mbi të gjitha atë që e bën.